FOTO| I vuri tritol banesës së Ilir Koçiljas në Durrës, ky është autori Florin Llana

3 Mars 2024 | 12:33

Euronews Albania ka siguruar fotografinë e shtetasit Florin Llana, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, si autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Kocilja pak ditë më parë.

Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.

Kujtojmë gjithashtu se Ilir Kocilja është arrestuar për vrasjen e fqinjit të tij, Halil Kokës, me thikë pak javë më parë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 26.02.2024, në lagjen nr. 3, ku një shtetas i paidentifikuar vendosi lëndë eksplozive në banesën e një shtetasi.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.

Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të thelluar hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, bazuar në këqyrjen e kamerave dhe në inteligjencën policore, kanë bërë të mundur idemtifikimin e autorit të vënies së lëndës eksplozive në banesën në pronësi të shtetasit I. K., ku si pasojë e shërthimit pati vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale hetimore, administrimi i provave në vendngjarje, si dhe këqyrja e kamerave, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6.

Në vijim të veprimeve  procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi F. Ll., i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Florin Llana

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026