Francë, si po luftohet droga që po ‘helmon’ qytetin e Marsejës
Këtu në Francë, beteja e armatosur mes grupeve rivale të drogës vazhdon. Përgjatë vitit të kaluar, të paktën 49 persona u vranë vetëm në Marsejë. Banorët e periferive janë të dëshpëruar.
Shtatë adoleshentë të vrarë janë varrosur këtu. Rajan, 14-vjeçar, është një prej tyre.
“Ai u qëllua 5 herë në gjoks me Kallashnikov. Natyrisht, nuk mundi të mbijetonte. Përbindëshat që e vranë kujtuan se po i përgjonte. Panë një fëmijë dhe e qëlluan. Sot, një djalë i ri nga Marseja mund të vdesë nga plumbat njësoj si të ishim në Meksikë, por këtu jemi në Francë”, thotë Laetitia Linon, halla e 14-vjeçarit.
Dy banda janë në luftë për kontrollin e distriktit verior të Marsejës. “DZ Mafia” dhe “Joda”, që po rekrutojnë vrasës.
“Pashë një grup të rinjsh të mbledhur rreth zjarrit. Ua thashë qartë: djema, do të vriteni; është shumë e rrezikshme, jemi në luftë. Të nesërmen zbulova se një nga ata djem ishte vrarë. Më pas shkova ta shihja në morg. U ndjeva shumë keq”, shprehet Mohamed Benmeddour, banor i Marsejës.
Prokurorët kërkojnë ligje më të forta për konfiskimin e aseteve të lidhura me drogën.
“Trafiku i drogës gjeneron 3 miliardë euro në vit këtu në Francë. Këto para rrjedhin lehtshëm, mund të korruptojnë këdo. Kemi raste rrëmbimesh dhe torturash, si ai i një djaloshi që vodhi 20 euro nga grupi i drogës për të blerë një sanduiç. Këto para të vrasin”, thotë Nicolas Bessone, prokuror, Marsejë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur shefja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave