Kontraceptivi i emergjencës/ Mjekja: Gratë pa informacion. Keqpërdorimi jep probleme

5 Mars 2024 | 18:23

Shumë gra dhe vajza në Shqipëri i drejtohen shpesh farmacive për të marrë pilulën e emergjencës, për të parandaluar shtatzënitë që vijnë nga marrëdhënie seksuale të pambrojtura.  Por për mjeken gjinekologe Lindita Myzyri, shpesh ata nuk kanë informacionin e duhur mbi medikamentit që përdorin

 ‘Një pjesë e mirë e vajzave dhe grave drejtohen direkt në farmaci për të marrë pilulën e emergjencës, ndërkohë që informacioni për mua nuk mund të them është 0, por nuk kanë informacionin e duhur, sepse mendojnë se mund të kryejnë disa marrëdhënie seksuale rresht dhe pi një pilule dhe thonë na mbron, jo është e gabuar ndaj quhet e emergjencës dhe të mbron vetëm pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur”,-tha Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.

Edhe pse kjo metode kontraceptive ofron zgjidhje në momentet të caktuara, ajo nuk duhet përdorur rregullisht pasi shkakton efekte anësore ndonjëherë të pakthyeshme.

 “E para pilula e emergjencës ka një dozë më të lartë të hormoneve estrogenprogresteron dhe si e tillë jep çrregullim të ciklit, nëse do ta pinë në mënyrë të përhershme ka gjasa 70-80% që këto gra kur duan të bëhen nëna të bëjnë shtatëzani jashtë mitre”,-tha gjinekologia.

Për mjekët gjinekolog, shmangia e shtatzënive të padëshiruar por edhe parandalimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme bëhet vetëm me anë të metodave kontraceptive të përcaktuara nga ekspertët dhe masat mbrojtëse efikase.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026