Avokati: Çështja Beleri vuri në dukje problemet e gjyqësorit shqiptar, politike…

5 Mars 2024 | 22:08

Avokati Redi Ramaj ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se çështja e Belerit ka nxjerrë në pah problemet e gjyqësorit Shqiptar.

Ai tha se e gjithë çështja është politike, dhe sipas tij, është “sulm” nga kryeministri Rama, ndaj të vetmit kandidat të opozitës të cilin mund ta “sulmonte hapur”.

“Çështja e zotit Beleri, mendoj se ka nxjerrë në pah një sërë prolematikash të politikës shqiptare, të gjyqësorit shqiptar por edhe të marrëdhenieve tona me Greqinë. Unë nuk e shikoj as diplomatike dhe as diçka tjetër, unë e shikoj më tepër politike.

E shikoj si një sulm të hapur të kryeministrit ndaj një kandidati të opozitës, i cili ndër të vetmit 50 e ca bashki, gjeti një kandidat të cilin mund ta sulmonte hapur. Ishte një kandidat me precedentë penalë, me rekorde kriminale dhe akuzohej pa u hetuar asnjëherë për masakrën e Peshkëpisë. Ky personazh sulmohet barbarisht dhe përdoret politikisht për të gjetur mekanizmat për të fituar bashkinë e Himarës”,-tha avokati Redi Ramaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026