“Gërdeci”- Mbërrin letërporosia nga SHBA për marrjen në pyetje të shtetasve të huaj
Ditën e sotme në GJKKO u zhvillua seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve në vitin 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Ditën e sotme në GJKKO dëshmoi vetëm Rezart Tershana ish-funksionar i Ministrisë së Mbrojtjes, në komisionin e vlerësimit të çmimeve për demontimin e municioneve.
Gjatë seancës së sotme, në GJKKO ka mbërritur lerërporosia nga SHBA për marrjen në pyetje të shtetasve të huaj, që kanë qenë të përfshirë në aktivitetin e demontimit të armëve.
Autoritetet amerikane kërkuan që të plotësohet kërkesa e bërë nga drejtësia shqiptare, për marrjen në pyetje të Patrik Henry dhe personave të tjerë.
Ata kërkojnë të dijnë statusin e tyre penal në vendin tonë, interesin e tyre për hetimin dhe për çfarë do të shërbejnë dëshmitë e tyre.
Pyetja e tyre mund të bëhet edhe me video-konferencë. Seanca gjyqësore në SHBA është përcaktuar në 12 maj 2024, nëse plotësohet letërporosia.
Ndërkohë seanca e radhës për çështjen “Gërdeci” do të mbahet në 13 mars të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet