Ministri i Financave Ervin Mete paraqitet në SPAK, për çfarë u mor në pyetje

6 Mars 2024 | 17:56

Ministri i Financave Ervin Mete është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka dalë pak momente më parë nga ambientet e SPAK dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.

Sipas informacioneve jo zyrtare mësohet se Mete është marrë në pyetje lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Bëhet fjalë për kohën kur ai shërbente si zëvendës ministër në Ministrinë e Ekonomisë kur kjo e fundit drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Me ndryshimet strukturore të Ministrisë që nga muaji janar 2024, Mete mban detyrën e ministrit të Financave.

Më parë, Mete ka shërbyer në detyrën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare prej majit 2020 dhe më herët si Kryetar i Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Në periudhën 2013 – 2017 ka shërbyer si zëvendësministër i Financave dhe zëvendësministër i Ekonomisë, përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026