Studiuesi: Policia e vërteton lehtë nëse Princ Leka i ka falsifikuar diplomat e tij

7 Mars 2024 | 09:40

Studiuesi Taulant Muka është shprehur se Policia duhet të vërtetojë nëse diplomat e Princ Lekës janë të falsifikuara.

Komentet Muka i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha ka shumë zyrtarë dhe intelektualë në Shqipëri, që paraqiten si të tillë, duke falsifikuar diplomat e tyre.

Ai tha gjithashtu se përsa i përket pjesës personale mes çiftit, ajo duhet të mbetet brenda familjes.

“Leka ka mbajtur pozicionin si këshilltar i Bashës kur ka qenë ministër i Jashtëm për 3 vite, ka qenë këshilltar i Veliajt dhe këshilltar i Presidentit. Pra ka mbajtur pozicione të rëndësishme shtetërore, për të cilat nevojitet një edukim i nevojshëm.

Pra në videon që unë pashë, ky ishte shqetësimi publik që unë kisha, pastaj çdo gjë personale duhet të qëdrojë brenda familjes. Ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme shtetërore, për të cilat nevojitet një shkollim i duhur, por nga ana tjetër edhe një eksperiencë në pozicionet që ka mbajtur.

Kjo më pas ngre atë dyshim sidomos kur vjen nga gruaja e vetë dhe kur përsëritet në mënyrë të vazhdueshme në atë video, mbi elitat shqiptare që përgjithësisht kanë falsifikuar diplomat.

Ajo video tashmë e ka policia dhe në atë material Policia duhet të analizojë gjithë përmbajtjen e vetë. Pavarësisht akuzave që janë bërë si nga Princi dhe ish-gruaja e vetë”, tha Muka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026