Aktivistja: Videoja e planifikuar, Princ Leka mund të synojë arrestimin e Elias
Suela Koçibellinj, aktiviste për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, ishte këtë të enjte e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur mes çiftit mbretëror e publikuar ditën e djeshme.
Aktivistja tha se me publikimin e videos princ Leka mund të synojë edhe futjen në burg të ish-bashkëshortes Elia Zaharia, ndërsa sipas saj gjëja më e rëndësishme është vajza e vogël Geraldina.
“Mua më intereson fëmija. Ne kemi një prind që të gjithë e dinë që janë në proces divorci, për çfarë po e dëshmon dhunën? Ai nuk e do për tu divorcuar, sepse janë në këtë proces. Është rënë dakord që fëmija do jetë në kujdestarinë e nënës së vet dhe princi ka kontakte të drejtpërdrejta e të rregullta me vajzën. Pse po e dëshmon dhunën?
Nëse ti dëshmon dhunën, ti dënon këtë nënë. Ne nuk e kemi të gjithë ngjarjen të shfaqur, por ideja është nëse me këtë dhunën synojmë që nënën ta fusim në burg, po fëmija? Sigurisht që kjo është një gjë me regjisor. Në nerva e sipër askush nuk nxjerr celularin. Nëse ne konfliktohemi nuk kemi qetësinë emocionale të nxjerrim telefonin e të filmojmë.
Fakti që është nxjerrë celulari, ose është nxitur ose është e përsëritur. Fakti që nxjerr me celular, ku do shkosh. Ti po denigron nënën e fëmijës tënd, veten tënde, po rrezikon rritjen e fëmijës tënd se ato video ngelen. Fëmija do shkojë në shkollë e në kopsht. Ti nuk mendove mbi egoizmin tënd për të vërtetuar diçka e cila deri në këtë moment duket se është zgjidhur me dakordësi”,-tha aktivistja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore