“Sterilizimi”| GJKKO shtyn në datën 11 mars seancën për ish-ministrin Ilir Beqja
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 11 mars në orën 12:30 seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të vendosur nëse do të pranojë kërkesën e tij për detyrimin e prokurorëve që ta pajisë me aktet e hetimit paraprak.
Gjatë seancës avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar se skanimi i akteve kushton mbi 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra, që duhen shlyer nga pala kërkuese që ti vihen në dispozicion.
Avokati pretendon se në bazë të ligjit, pala nën akuzë, paguan shpenzime gjyqësore vetëm nëse dënohet me vendim të formës së prerë.
SPAK kërkoi nga Gjykata e Posaçme rrëzimin e kërkesës, ndërsa gjyqtari Erion Bani ka vendosur që në seancën e radhës organi i akuzës të paraqesë provat, duke iu dhënë kohë që mbrojtjes ta paraqesin kërkesën sipas formës së kërkuar nga ligji.
Kujtojmë se Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në dosjen e koncesionit të Sterilizimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.