Qafoku: Qëndrimi që mban Beqja i drejtë, Berisha të bëjë të njëjtën gjë

19 Nëntor 2023 | 14:56

Gazetari Roland Qafoku itha këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania se qëndrimi që ka mbajtur ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, në përballjen me SPAK është një qëndrim shumë korrekt.

Qafoku tha se çdo politikan do duhet të mbante një qendrim të tillë në përballjen me SPAK, pasi apelimi dhe mos paraqitja përballë organit të akuzës, nuk janë sjellje që e nderojnë një politikan.

“Kur ilir Beqja thotë unë do jap dorëheqjen, përballem me drejtësinë dhe nuk bëj apelim, ky është standardi  më i mirë që duhet të bëjë çdo politikan nëse e thërret SPAK-u dhe ka probleme me drejtësinë. çështje që janë me drejtësinë dhe thonë unë nuk shkoj në SPAK, janë pirueta që një politikan nuk e nderojnë.

Qendrimi i Ilir Beqajt,  pavarësisht se çfarë mund të ketë akuza, unë e përshëndes qëndrimin që ai ka mbajtur dje duke u dorëzuar në SPAK, duke u vënë përballë drejtësisë duke respektuar vendimin.

Ai ka mbajtur një qëndrim korrekt të një politikani shumë të rëndësishëm në Partinë Socialiste, ai është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës”,-tha Roland Qafoku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026