Ish-ministri Beqja pas daljes nga SPAK: Dëshmova për çështjen e sterilizimit
Ish-ministri Ilir Beqja u paraqit këtë të premte në SPAK si person nën hetim për çështjen e sterilizimit. Pas daljes nga SPAK ai foli edhe për mediat ku tha se gjithmonë do të jetë i gatshëm për të dëshmuar ndërsa shpjegoi se për çfarë çështjesh ishte pyetur këtë të premte.
“Edhe sot paraqita në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. U mora në pyetje, unë kam qenë dhe do të vazhdoj të jem në dispozicion. Sot diskutuam edhe për gazin edhe për aneksin 8.
Për këtë të fundit në pjesën më të madhe se ai lidhet me këtë çështje dhe aneksi është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit të sterilizimit të listës së investimeve që duhet të bëjnë operatorët, që pastaj është bërë pjesë e ofertës e më pas edhe e kontratës. Ndërkohë siç mund ta shikoni edhe sot kam ardhur me ndihmën e avokatit, me automjetin e famshëm”,-tha ish ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant