Rreziku nga armët bërthamore/ Zëdhënësi i kremlinit: Do përdoren nëse sulmohemi ne
Rusia ka kërcënuar sërish perëndimin më armët bërthamore. Zëdhënësi Dimitri Peskov thotë se Moska do të përdor fuqinë bërthamore nëse ekzistenca e Rusisë vihet në rrezik.
Rusia do të përdorë arsenalin e saj bërthamor vetëm nëse ekzistenca e vendit vihet në rrezik. Kjo është deklarata që ka bërë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Zyrtari shtoi se armët bërthamore përshkruhen si një “armë lamtumire” në doktrinën e Moskës që rregullon përdorimin e tyre.
Sipas tij, Rusia do të hakmerrej me armë bërthamore vetëm nëse ajo ose aleatët e saj do të sulmoheshin të parët. Një vit më parë, presidenti Vladimi Putin deklaroi se strategjia e Rusisë ishte e qartë për armët bërthamore, të cilat sipas tij nuk do të përdoreshin pa pasur një provokim të fortë nga Perëndimi apo një fuqi tjetër ushtarake.
Putin është shprehur se përdorimi i armëve bërhtamore do të ishte një zhvillim shumë tragjik për të gjitha palët.
Duke këtë të mërkurë, Peskov deklaroi se “nëse diçka kërcënon ekzistencën e vendit tonë, atëherë armët bërthamore do të përdoren”.
Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, zyrtarët rusë kanë bërë deklarata të shpeshta mbi kërcënimin bërthamor. Muajt e fundit, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë të qëndrojë në alarm për çdo skenar, ndërsa shërbimet inteligjente falsin për përforcime të mbrojtjes bërthamore nga ana e Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur