Salianji mohon takimet e Bardhit me PS: Tradhti ndaj partisë!

7 Mars 2024 | 21:04

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mohoi në një intervistë për Euronews Albania se Gazment Bardhi është takuar me eksponentë të PS lidhur me reformën zgjedhore.

Salianji u shpreh se asnjë përfaqësues i PD nuk ka pasur asnjë takim me Ramën, ndërsa theksoi se e kundërta do të ishte një tradhti ndaj interesave të demokratëve.

“Nuk ka asnjë takim, të paktën në dijeninë tim të çdo përfaqësuesi të PD me Ramën, do ishte një tradhti ndaj interesave të demokratëve nëse dikush, pa pasur tagër përfaqësimi mund të bëjë lëvizje, por këto janë shashka kur kemi një bashkim në PD. Pse ta bëjmë me 3 bashkëkryetar le të bëhet me 33, nuk ka logjikë; ka 2 bashkëkryetarë, ai komision është bipartizan, Rama e ka bërë vetëm me partizanët e vet.

Që do të thotë se dy partitë më të mëdha kanë bashkëkryetarët dhe partitë e tjera kanë përfaqësuesit e tyre. Këtu fus edhe formacionin politik që ka 7 deputetë, që duhet të kenë përfaqësuesit e tyre, por nuk mund të sillen sikur janë shumica”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026