Gazetari zbulon negociatat sekrete mes mazhorancës dhe opozitës

8 Mars 2024 | 12:42

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në opozitë.

Ai theksoi se ka një ka një negociatë ku janë të përfshirë dy ose më shumë persona që kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e situatës në parlament.

Sipas tij, nuk ka as mosbindje civile që kërkon Sali Berisha e as qeveri teknike  që kërkon Flamur Noka.

“Ka një negociatë ku janë të përfshirë dy ose më shumë persona që kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e situatës në parlament, me ndryshimin e disa komisioneve hetimore që i ka kërkuar grupimi i Gaz Bardhit. Nuk ka as mosbindje civile që kërkon Berisha nga kati i 8, as qeveri teknike  që kërkon Flamur Noka. Kanë thjesht kërkesën për arritjen e një pazari në Kuvend dhe sigurisht kjo ka krijuar dhe një situatë qesharake, që vet lidershipi i partisë apo subjektit të Berishës nuk janë në dijeni të negociatave sekrete që bën Gaz Bardhi apo të tjerë në emër të Sali Berishës. Ka një skizofreni, tjetër thonë, e tjetër bëjnë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026