Momenti i Ngannou-Joshua në boks, luftëtari i UFC sfidon ish-kampionin e botës

8 Mars 2024 | 16:38

Arabia Saudite është gati për të pritur një superduel mes dy kampionëve në boks dhe UFC të cilët do të masin forcat në Riyadh.

Anthony Joshua një ish-kampion bote në boksin profesionist të peshave të rënda dhe Francis Ngannou luftëtar i UFC sfidojnë njëri-tjetrin.

Britaniku beson se mund ti japë ende boksit ndaj fitoren e cilëson si një detyrim, teksa në anën tjetër, pas asaj paraqitëse bindëse ndaj Tyson Fury, beson se është në rrugën e duhur.

Kingdom arena pritet të jetë plot në këtë përballje klasike, ndërsa sipas informacioneve të publikuara në media, janë shitur një numër i madh biletash. Dueli në fjalë do të jetë i fundit, i dyluftimeve që nisin prej pasdites së kësaj të premte.

Sipas orarit të përllogatiur Ngannou-Joshua do të nisë pak minuta para mesnatës. Përgatitjet kanë marrë fund, me të dy atletët të cilët janë në formën optimale për të përballuar 10 raunde.

Pas një shkëputje më tepër se 1 vjeçare britaniku kërkon të rikthehet në krye të boksit botëror ndërsa në reagimin e bërë së fundmi, pohoi se kundërshtari i tij nuk ka për t ja dalë, pasi do të ketë shumë probleme.

Në anën tjetër kamerunasi u tregua më i kujdesshëm në deklarata, ndërsa kërkoi të mos nënvlerësohet për mungesën e eksperiencës në boks, duke e justifikuar me atë në UFC ku ishte kampioni në fuqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri

Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pritet të rrisë...
19:43 | 25/06/2026