Vetëm 1 humbje në karrierë, boksierit të vrarë shqiptar atentat edhe në vitin 2013

10 Mars 2024 | 09:32

Të tjera detaje kanë dalë për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani, në Gjermani, në qytetin e Bielefeld.

Sipas mediave të huaja, Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

Siç raportohet nga mediet gjermane të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019. Kujtojmë se ishin familjarët e Nimanit ata që njoftuan fillimisht vdekjen e boksierit.

LEXONI GJITHASHTU:

I zunë pritë sapo doli nga restoranti, si u ekzekutua boksieri shqiptar në Gjermani

E rëndë në Gjermani, vritet me armë zjarri në atentat boksieri shqiptar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026