Takimi me Ramën, kryebashkiaku i opozitës: Të mos ketë dallime partiake në bashki

10 Mars 2024 | 11:54

Kryebashkiaku i Pukës nga radhët e opozitës, Rrok Dodaj, ka treguar detaje rreth asaj që u diskutua në mbledhjen e përbashkët të kryebashkiakëve të qarkut të Shkodrës, kryeministrit Edi Rama dhe ministrave.

Përmes një lidhje për Euronews Albania, Dodaj tha se shpresonte që të mos kishte dallime mes bashkive të majta dhe atyre të djathta, përsa i përket vëmendjes nga ana e qeverisë.

Ai tha gjithashtu se një prej temave të diskutimeve në takim ishte libderalizimi i lejeve të ndërtimit, që sipas tij është kthyer në një problem në fshatrat e zonës.

“Një bashki e vogël do bëjë të njëjtën punë si një bashki e madhe. Pavarësisht se numri i punonjësve është më i vogël te bashkitë e vogla dhe më i madh te bashkitë e mëdha. U mor parasysh kjo, niveli i pagave do të jetë jo i diferencueshëm me ça dëgjuam ne në takimin me kryeministrin, ministrat dhe kryebashkiakët.

Tjetër risi ishte edhe liberalizimi i lejeve të ndërtimit nëpër fshatra, pasi njerëzit nuk mund të ndërtojnë një çati, sepse ashtu janë procedurat ligjore, tepër të ndërlikuara. Tjetër ishte menaxhimi i pyjeve. Shpresojmë që të mos ketë dallime mes bashkive të majta e të djathta”, tha Dodaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026