Sa fitohet me Airbnb? Dalin të dhënat, 700 € në muaj në Tiranë, 1160 € në Vlorë

11 Mars 2024 | 17:35

Në Tiranë e në bregdet po shtohen gjithnjë e më shumë prona për qira ditore në platformat booking. Në Tiranë vitin që lam pas, mesatarisht një pronë ka gjeneruar 700 euro të ardhura në muaj, kurse në Vlorë mbi 1100 euro.

Fluksi i turizmit në rritje në vendin tonë nga nxitur biznesin e qirave ditore, ku gjithnjë e më shumë prona po listohen në platformat online.

Sipas statistikave nga AIRDNA, matësi i tregut të qirave afatshkurtra, Tirana listohet si qyteti me performancën më të mirë në tregun e qerave ditore sa i takon prformancës dhe rritjes përgjatë gjithë vitit.

Kryeqyteti ka gjeneruar 13.2 mln dollarë vitin e kaluar. Me një përqindje shfrytëzimi mesatarist 49%, turistët dhe vizitorët kanë qëndruar në një pronë afro 15 ditë. Gjithashtu mesatarisht për gjatë 12 muajve të fundit, të ardhurat mujore për pronë ishte gati 700 euro.

Numri i pronave të listuara në platforma si Airbnb, është më shumë se dyfishuar, me 2214 apartamente dhe vila aktive, rreth 62% më tepër se një vit më parë.

Mesatarisht çmimi i një nate qendrimi në kryeqytet përgjatë vitit 2023 ishte 25 dollarë.

Pronat ditore në lokalitete bregdetare gjithashtu kanë qenë jo pak të preferuara. Qyteti i Vlorës mban pozicionin e parë, ku vitin që lam pas, vlonjatët fituan gjithsej 28.4 mln dollarë të ardhura.

Netë qendrimet në Vlorë zunë vlerën mesatare 46%, ku vizitorët qëndruan rreth 13 ditë. Muaji gusht për qytetin bregdetar ishte më i zëni, ku përqindja e shfrytëzimit arriti 70%, ose 21 ditë qëndresë dhe çmimi mesatar ishte 98 euro nata. Të ardhurat mesatare mujore për qytetin e Vlorës ishin 1163 euro në muaj.

Lokalitete te tjera me performancën më të mirë ishin Durrësi, Golemi, Farka, Kashari dhe Shkodra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026