Mirlinda Çollaku: PD ka qëllim të jetë parti qeverisëse, do prezantojë programin
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirlinda Çollaku, është shprehur se forca politike ku ajo bën pjesë ka për qëllim të jetë parti qeverisëse.
Komentet Çollaku i bëri në Euronews Albania, ku tha se për këtë shkak PS po përfundon ristrukturimin e brendshëm dhe së shpejti do të prezantojë programin elektoral dhe listën e 140 deputetëve për zgjedhjet e ardhshme.
Ajo tha se shpreson që të shohë në listën e re të deputetëve edhe përfaqësimin e flukseve dhe emrave të rinj.
“PD ka qëllim për të qenë parti qeverisëse dhe për këtë është duke punuar ditë pas dite me strukturat, me programin elektoral që do të dalë brenda pak ditëve, me prezantimin e 140 kandidatëve për deputet që unë shpresoj të shoh aty të përfaqësuar të gjithë këto flukset e reja. Kur flasim para opinionit publik, do të duhet të prekim edhe interesat përtej partive tona.
Publiku e ka të nevojshme që skena politike të jetë shumëngjyrëse në vitet në vijim. Në PD po përmbyllen proceset zgjedhore në degët e Shqipërisë. Në përfundim të procesit që ka nisur në nëntor, kalohet në fazën tjetër që është përfunduar programi i PD nga ekspertët dhe do nisë konsultimi publik”, tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta