Aktivisti pranë PD: Rama merr 8-9 mandate në tavolinë, do ketë zhvillime për kodin
Aktivisti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja, është shprehur se priten zhvillime në politikën shqiptare, që do të jenë në dobi të një kodi të mirë zgjedhor.
Komentet Kalaja i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se kodi zgjedhor aktual ka shumë probleme dhe i pamundëson opozitës ardhjen në pushtet.
Kalaja tha gjithashtu se kodi zgjedhor aktual është edhe arsyeja që opozita humbi zgjedhjet në vitin 2021, pasi sipas tij, mazhoranca merr 8-9 mandate në tavolinë.
“Shpresoj shumë që kjo marrëveshje e re politike, në rast se do të kemi, por kambanat dhe sinjalet na janë dhënë. Mos të kthehet në një pazar të dytë dhe të zhbëjë kodin zgjedhor që kemi. Sepse kjo ja pamundëson opozitës ardhjen në pushtet. Nëse ti e ke frymën pro, ai ta pamundëson me formulën që ka ngritur.
Kjo është arsyeja e 2021, pse opozita ka humbur zgjedhjet. Janë gati 8-9 deputetë që i ka marrë në tavolinë Rama. Kemi rastin e LSI atë kohë, ke dhe raste të tjera, janë humbur nga 1 deputet në çdo qark, i kalojnë mazhorancës. Unë mendoj dhe pres që të ketë shumë zhvillime këto kohë. Do të ketë lëvizje që do të bëjnë një kod të mirë zgjedhor”, tha Kalaja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta