Gjendet 13-vjeçarja e raportuar e humbur, dyshohet se u abuzua nga 2 burra në Kosovë

11 Mars 2024 | 21:21

Një 13-vjeçare nga Malisheva e Kosovës është gjetur në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit me dy persona të mëdhenj në moshë.

Mediat e Kosovës kanë raportuar se ka dyshime se e mitura është abuzuar seksualisht nga personat në fjalë.

13-vjeçarja fillimisht u raportua e humbur nga familjarët e saj. Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

Pasi e mitura u gjet, u dërgua në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Më pas ajo dha deklartën e saj lidhur me se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Policia arrestoi personat e dyshuar, ndaj të cilëve ka nisur një hetim për “dhunë”, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026