“Vdesin foshnja se në inkubatorë nuk ka energji”, Zekthi: Çfarë po ndodh në Gaza
Analisti Fitim Zekthi tha se bombardimi, heqja e ushqimit dhe e energjisë, në Gaza, nuk justifikohet me asgjë.
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Eruonews Albania Zekthi tha se situata e tmerrshme në Gaza është një turp për të gjitha qeniet njerëzore.
“Bisedat, jo tetori, jo sulmi jo Hamasi, nuk mund të justifikojnë asgjë. Të bombardohen, të hiqet ushqimi, energjia elektrike, të mos lejohen dërgesat humanitare, medikamentet dhe të vdesin fëmijët se në inkubatorë nuk ka energji, kjo dëshmon amoralitetin e thellë të një politikë ndërkombëtare, e cila është e paaftë për të zgjidhur kriza.
Ajo që po ndodh në Gaza është një shëmti dhe një turp për çdo qenie njerëzore. Ramazani synon ta shkëpusë njeriun nga epshi, nga oreksi, nga tendenca për tu marrë me botën dhe të reflektojë dhe të konceptojë se çfarë është qenia dhe cili është roli jonë si njerëz”,-tha Zekthi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti