Lindjet në 2023 ranë me 22%, por pagesat buxhetore për bonusin e bebeve u rritën

12 Mars 2024 | 17:05

Në vitin 2023 erdhën në jetë 10% më pak bebe se në vitin 2022. Por paralel me këtë rënie, buxheti për bonusin e bebeve u rrit.

Nga 3,3 miliardë lekë u paguan nga buxheti i shtetit si bonus për foshnjat e lindura në Shqipëri në 2023 rreth  40 % e vlerës ka shkuar për foshnjat e lindura jashtë vendit, nga emigrantët shqiptarë, Është pikërisht ky faktor që ka çuar në këtë raport mes lindjeve  ulje dhe buxhetit të bonusit në rritje.

 Që nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023 qeveria ka paguar në formën e bonusit të bebeve mbi 141 milionë euro, por nga ana tjetër numri i lindjeve në të njëjtën periudhe në Shqipëri ka rënë me 22%.

Për ti dhënë fund kësaj disablance, në fund të dhjetorit Këshilli i Ministrave miratoi një kusht, në të cilin bonusi përfitohet nga prindërit e bebeve që kishin 180 ditë në Shqipëri në vitin paraardhës. Këto të dhëna do të merren nga sistemi TIMS.

Gjithashtu qeveria vendosi që bonusi të përfitohet nga të huajt që janë vendosur në Shqipëri si azilkërkues apo refugjatë të cilët vendosin që shtetësia e fëmijës së tyre të jetë shqiptare.

Vendimi që lidhej me bonusin e bebeve u ndryshua duke synuar që përfitimet të jenë për shtetasit që jetojnë brenda vendit, pasi ndër vite edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kishin përfituar nga kjo hapësirë ligjore. Për qeverinë kjo përbënte përfitim të dyfishtë pasi ata përfitojnë nga skemat në vendet ku janë vendosur.

Në vitin 2019 qeveria nisi të aplikojë bonusin e bebeve që ka një përfitim financiar prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin dhe foshnjat e tjera në vijim si një politikë për rritjen e lindshmërisë, por deri më sot skema nuk ka rezultuar efektive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026