Pse zgjodhët Berishën dhe jo Bashën për marëveshje? Flet ministri i Ramës

12 Mars 2024 | 22:20

Ministri i shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku i pyetur se përse PS zgjodhi si kundërshtar “Rithemelimin” dhe jo PD, ai u përgjigj, se kjo nuk i takon Partisë Socialiste.

Ai tha se partia Socialiste nuk mund të zgjedhë kundërshtarin e saj, ai zgjidhet me rregullore, ndërsa theksoi se synimi i vetëm i partisë socialiste është të vazhdojë punën për të cilën është votuar nga qytetarët.

“Partia Socialiste nuk zgjedh se kë ka kundërshtar. Nuk merret Partia Socialiste me kë ka përballë. Nuk është në tagrin tonë, as në gjykimin tonë, e as në kulturën tonë. Nuk është dhe nuk ka qenë kurrë puna jonë. Edhe kryetarin e grupit të opozitës nuk e përcakton Partia Socialiste, kjo përcaktohet me rregullore. Detyra jonë sot është të çojmë përpara Shqipërinë drejt 2030. Ne këtë detyrë na kanë caktuar qytetarët, asaj i qendrojmë”,-tha Arbjan Mazniku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026