Agron Gjekmarkaj mund të përjashtohet nga PD? Gazetari: Çfarë po përgatit Basha
Gazetari Ardit Hoxha tha në “Now me Erla Mëhillin” se ditën e nesërme përveç mbledhjes së grupit parlamentar dhe mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, zhvillim interesant që pritet të ndodh është edhe mbledhja e kryesisë e Partisë Demokratike.
Sipas Gazetarit në këtë mbledhje pritet që të ketë edhe një kundërpërgjigje ndaj ngjarjeve të fundit që kanë ndodhru mes demokratëve. Ai tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e përjashtimit nga Partia Demokratike e deputetit Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit tashmë është edhe nënkryetar i “Rithemelimit”.
“Një zhvillim interesant është mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare, të cilën zoti Basha e ka lajmëruar për tu mbledhur ditën e nesërme në orën 17:00.
Në rendin e ditës do jetë përveç procesit të organizimit të partisë, mbetet për t’u parë nëse do ketë një kundërpërgjigje për atë që ka ndodhur. Unë nuk do e përjashtoja mundësinë e përjashtimit të këtyre deputetëve si zoti Gjekmarkaj apo të tjerë figura të Partisë Demokratike, që tashmë i janë bashkuar Rithemelimit.
Ky mund të jetë edhe justifikimi, se një deputet që është nënkryetar i “Rithemelimit” nuk mund të jetë anëtar kryesie te Partia Demokratike zyrtare, por në kushtet kur të dyja këto forca politike mendojnë se janë Partia Demokratike, ata nuk janë vete ndërgjegjësuar”,-tha Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë