Deputeti Gështenja thirrje për grupin e Bashës: Të bashkohemi, ndryshe jemi humbës

12 Mars 2024 | 21:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka bërë thirrje për bashkimin e gjithë opozitës shqiptare në një front të vetëm.

Komentet Gështenja i bëri në Euronews Albania, ku i bëri thirrje edhe grupit të kryedemokratit Lulzim Basha për t’u bashkuar në një front.

Ai tha gjithashtu se copëzimi i opozitës, me kodin zgjedhor aktual, e bën atë humbëse përballë mazhorancës socialiste.

“PD po funksionon. Duhet të hedhim hapa më të shpejtë lidhur me riorganizimin e partisë në bazë. Strukturat duhet të jenë në terren. Nuk kemi asnjë minut kohë për të humbur. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të lëmë pas përplasjen që kemi pasur me njëri-tjetrin, pasi duhet të kuptojmë që përballë kemi Ramën dhe jo njëri-tjetrin.

Çdo faktor tjetër opozitar do të doja të rreshtohej në këtë krah të opozitës, përfshi edhe kolegët e mi që etiketohen si grupi i Bashës, do doja të ishin në një front opozitar, në këtë grup që po themi ne, në mënyrë që të kemi një opozitë reale dhe fituese në 2025. Nëse kjo opozitë do të copëzohej, me këtë kod zgjedhor do të minimizohej mundësia e fitores së opozitës”, tha Gështenja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026