Dakordësia PS-Rithemelimi, ambasadori gjerman: Shpresojmë zhvillime për Zgjedhoren

13 Mars 2024 | 12:26

Nga Korça ku ka qenë i pranishëm ne universitetin e këtij qyteti, ambasadori gjerman Karl Bergner, është ndalur tek dakordësia e PS dhe grupit parlamentar të Rithemelimit si dhe te Komisioni i Reformës Zgjedhore.

I pyetur për rikthimin e normalitetit në parlament, ambasadori gjerman deklaroi se është kënaqësi e madhe të shohësh zhvillime të tilla.

Ai shtoi se shpreson që bashkëpunimi të vijojë dhe për reformën zgjedhore.

“Është kenaqësi e madhe që shoh zhvillimet e fundit të parlamentit shqiptar, gjithësesi do të shikojme nesër në rast se realisht do t’i kthehet normalitetit për të folur për përmbajtje, pa qënë nevoja për t’u bllokuar seanca. Gjithmonë në këto muajt e fundit kur në parlament nisën shqetësimet, kemi theksuar se parlamenti është një kusht i rëndësishëm për një sisitem demokratik, për integrimin e Shqipërisë në BE. Është kënaësi për ne të shohim se dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situatën në parlament. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë zhvillim edhe për reformën zgjedhore, por edhe në tema të tjera të rëndësishme”, tha ambasadori.

Ambasadori theksoi se reforma zgjedhore ka nevojë duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse, ku të adresohen rekomandimet e të gjitha grupeve të interest.

“Sigurisht deri tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë komisioni parlamentar, do e ndjekim me vëmendje. Kemi interes që ky proces të jetë i gjerë, të përfshijë sa më shumë interesa, ka rekomandime nga OSBE – OHDIR, do e ndjekim në vijim. Me lejoni te them se qëllimi im ishte për të parë qytetin e Korçës, kemi patur vërtet një kohë impresionuese, dinamika pozitive, kemi parë sipërmarrje të ndryshme, dixhitializmi, ky është mesazhi që dua të jap, do e mbështesim Korçën në vijim”, tha ambasadori gjerman.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026