Toto Wolff premton: Mercedes do të kthehet kompetitiv në Botërorin e F1

13 Mars 2024 | 13:50

Lewis Hamilton dhe George Russell nuk ishin në gjëndje të shkonin në podium në Bahrein dhe Arabinë Saudite por Toto Wolff është i bindur se Mercedes do të kthehet sërish kompetitiv këtë sezon. Team Principal mendon se presioni i shtuar nuk do të ndihmojë askënd në skuderinë e tij.

Sipas tij problemet me performancën e dobët lidhen me fizikën dhe jo mungesën e motivimit, përpjekjeve apo energjive. Wolff e pranoi se në Arabinë Saudite, Mercedes u ndje në vështirësi në kthesat e shpejta dhe në sektorët e DRS.

Shqetësim që rritet për shkak se inxhinierët nuk po gjejnë lidhje mesa pistës dhe të dhënave teknike që kanë grumbulluar. Drejtuesi i Mercedes e di se është ende herët për të lënë pas Verstappen dhe Red Bull por objektiv është kthimi në luftën për një vend në podium.

Gara e tretë sezonale do të zhvillohet në Australi në datat 23 dhe Mars. Ajo do të transmetohet në Eurnews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024