Koncert për fëmijët, dekore shumëngjyrëshe dhe aktivitete në sheshin e Durrësit

14 Mars 2024 | 16:51

Durrsakët janë gjithnjë të prirur të festojnë, edhe në rastet kur nuk bëhet fjalë për festa tradicionale.

Dita e verës, një festë pagane e lidhur gjithnjë me Elbasanin, është kumtuar me një sërë aktivitetesh edhe në Durrës.

Vogëlushët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe ata të shkollës artistike “Jan Kukuzeli” dhanë përgjatë gjithë paradites koncerte festive.

Me rastin e Ditës së Verës, në shesh ishte vendosur dekori shumëngjyrësh, ku shumë nga qytetarët nxitonin të shkrepnin foto.

Megjithëse një festë jo tradicionale për qytetin e Durrësit, shumë nga qytetarët e shfrytëzuan edhe për të bërë shëtitjet e përditshme, të favorizuara edhe nga moti me diell.

Në rrugët që të dërgojnë në vijën bregdetare u pa po ashtu edhe trafik i rënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026