Begaj në “Global Baku Forum”, takim me Presidentin e Azerbajxhanit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë pune në Azerbajxhan. Gjatë kësaj vizite Presidenti Begaj mori pjesë në “Global Baku Forum”, një takim i përvitshëm që mbledh udhëheqës dhe personalitete nga e gjithë bota: Presidentë, Kryeministra, ekspertë të fushave të ndryshme dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.
“Fixing the Fractured World” ishte tema e “Global Baku Forum XI” për këtë vit, në të cilin Presidenti Begaj mbajti një fjalë të posaçme, ku theksoi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes shteteve dhe qeverive për të përballuar me sukses sfidat aktuale.
“Në një botë ku ndasitë duket se sa vijnë e thellohen nga dita në ditë, tema e forumit tonë nuk mund të ishte më urgjente”. – theksoi Begaj.
“Jetojmë në një epokë me sfida të pashembullta. Ndryshimet klimatike, paqendrueshmëria politike, pabarazitë ekonomike, padrejtësitë sociale, dhe jo vetëm, janë çështje globale që nuk mund të trajtohen vetëm në nivel rajonal. Zgjidhja e tyre kërkon bashkëpunim”, – deklaroi Presidenti i Republikës.
Në lidhje me rolin e Shqipërisë në rajon, Kreu i Shtetit rikonformoi orientimin euroatlantik dhe qëndrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
“Në këndvështrimin e Shqipërisë, si një aleate e palëkundur në NATO dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, pasojat e këtij konflikti dhe roli ynë në arkitekturën mbarë evropiane të sigurisë, janë thelbësore”.
“Shqipëria, e gjendur në udhëkryqin e interesave të mëdha gjeopolitike, është mëse e vetëdijshme për rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në BE nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike, reformave ekonomike dhe shtetit të së drejtës, por, gjithashtu, një tregues i qartë i përkushtimit tonë për të kontribuar në mënyrë sa më të efektshme për sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit evropian”.
Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Begaj theksoi: “Stabilizimi i një bote të trazuar nga ndasitë nuk lidhet vetëm me adresimin e sfidave globale, por me humanizmin tonë të përbashkët, vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Së bashku, ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe të promovojmë paqen dhe sigurinë. Udhëtimi ynë i përbashkët drejt shërimit fillon me hapat që ne ndërmarrim pikërisht sot”.
Gjatë qëndrimit në Baku, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvlloidisa takime bilaterale , ku veçojmë ato me Presidentin e Azerbaxhanit, Ilham Aliyev dhe me kryeministrin Ali Asadov.
Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun Ilham Aliyev, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve, perspektivat, si dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik me fokus tek energjia dhe turizmi.
Gjatë takimit me Presidentin e Azerbaxhanit, Aliyev, u vlerësuan zhvillimet pozitive mes dy vendeve (heqja e vizave për shtetasit e dy vendeve dhe krijimi i Komitetit të Përbashkët Shqipëri- Azerbaxhan në ekonomi, teknologji dhe industri).
Gjithashtu në takim u theksua potenciali i Shqipërisë si nyje rajonale e shpërndarjes së gazit. Presidenti Begaj ftoi sipërmarrjen shtetërore dhe atë private të investojnë në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS