Kush janë politikanët që nxorri gjimnazi “Hasan Tahsini”? E zbulon mësuesi…
Për shkollën e mesme “Hasan Tahsini“, në Sarandë është bërë edhe një dokumentar.
Shkolla me personalitetet që kanë dalë nga ajo, është pasqyruar në stendat e një muzeu që ndodhet pikërisht brenda në ambientet e saj.
Ky institucion ka spikatur në rang kombëtar dhe ndaj është vendosur që të dokumentohet në një material filmik.
Ish-mësuesi i kësaj shkolle Xhorxhi Vasili, në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania tregoi se si arritën të bëjnë dokumentar dhe muze për shkollën.
Mes tjerash ai nënvizoi se nga kjo shkollë kanë dalë politikanë, kryetarë bashkish dhe ministra.
“Ne kemi ndjekur një rrugë që nga viti 1920 me dy stendat e para që u çel shkolla. “Hasan Tahsini” ishte një personalitet, prandaj mban emrin tij. Mblodhëm dhe gjurmuam çdo gjë të vjetër. Fotografitë e nxënësve, të mësuesit, sot ky muze në arkivën e tij mban 11 mijë fotografi. Këtu janë me dhjetëra kupa, librat e nxënësve që kanë botuar.
Janë librat e mësuesve. Nga kjo shkollë kanë dalë dhe ministra. Në fillim patëm ndihmën e bashkisë, por më pas çdo gjë është financuar nga ish-nxënësit. Kanë dalë dhe deputetë, kryetarë bashkie dhe ministra. Kur kanë ardhur këtu, kanë ardhur si ish-nxënës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)