Escobar flet pas vizitës në Kosovë: Kurti refuzoi propozimet për dinarin
Kryeministri i Kosovës nuk ka pranuar kërkesën e SHBA për të hequr dorë nga vendimi për dinarin. Diplomati amerikan Gabriel Eksobar deklaron se ky vendim qeverisë së Kosovës do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes dy shteteve.
I dërguari i SHBA për Ballkanin Perendimor, Gabriel Eksobar thotë se nuk ka arritur të bind kryeministrin Albin Kurti për të hequr dorë nga vendimi për ndalimin e Dinarit. Në një intervistë radion Europa e Lirë, pas vizitës në Prishtinë, ai tha se Qeveria e Vetëvendosjes nuk i ka parashikuar pasojat negative të këtij vendimi.
“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, deklaroi Escobar.
Diplomati amerikan tha se vendimet e qeverisë Kurti kanë shkaktuar shumë zhgënjim, jo vetëm në Uashington, por dhe të aleatët e tjerë. I pyetur sesi ndjehet një përfaqësues i SHBA për refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Eskobar u shpreh: “Nuk është hera e parë. Ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”.
Eskobar deklaroi se nuk parashikohen sanksione ndaj Kosovës, por vendimi i qeverisë Kurti do të ketë pasoja.
“Pyetja nuk është nëse do të ketë masa, por padyshim ka pasoja. Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd administratën amerikane. Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, tha ai.
Emisari amerikan për dialogun, Gabriel Escobar vlerësoi vendimin e qeverisë për dhënien e pronës Manastirit të Deçanit, por tha se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kushtet e paplotësuara janë shpronësimet në veri dhe zbatimi i asociacionit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut