Nagelsmann harron Reus e Hummels, lista e lojtarëve për miqësoret, kë rikthen Anglia
Organizatorët e kampionatit evropian, Gjermania ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për testet e radhës miqësore.
Tekniku Julian Nagelasmann ka prezantuar 26 lojtarët për dy miqësoret e luksit me Holandën e Francën, teksa ajo që bie në sy është lënia jashtë e dy lojtarëve të Dortmundit, Marco Reus e Mats Hummels.
Sulmuesi i cili i ka humbur kompeticionet e mëparshme për shkak dëmtimi po kalon formë pozitive, duke shënuar dhe në Champions ndaj PSV, teksa Hummels një titullar e padiskutueshëm.
5 nga futbollistët e thirrur i takojnë Bayernit, ndërsa tekniku është bazuar më tepër tek ata që luajnë në Bundesligë. Neuer, Kimmich, Pavlovic, Musiala e Muller janë bavarezët e thirrur nga Nagelsman, ku në listë janë 4 portierë, 9 mbrojtës dhe 14 mesfushorë e sulmues.
Orët e fundit edhe 3 luanët publikuan listën e lojtarëve për testet miqësore të marsit, ku bie në sy rikthimi i Ivan Toney. Sulmuesi i Brentford ishte prej muajsh i pezulluar për shkak të bastvënies, por tashmë do të jetë nën urdhrat e Southgate, teksa pas 3 vitesh mungesë vjen edhe mbrojtësi i Klopp, Joe Gomez.
9 sulmues ka preferuar tekniku i Anglisë, mes tyre dhe Boëen e Gordon. 5 mesfushorë Callagher, Bellingham, Maddison, Rice, por dhe surpriza Jordan Henderson, veteran që u kthye në Evropë tek Ajax. Në total janë 25 lojtarë të gatshëm për përballjet me Brazilin e Belgjikën.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset