Aksident i rëndë në Krahës-Tepelenë, makina përplas motorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar
‘Zvërneci’, Rama sjell rastin portugez: Fia Formosa, revolucioni portugez i turizmit
Protestë edhe në Zvërnec, qytetarët me pankarta dhe thirrje
- 14:31 Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar
- 14:17 Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
- 13:55 ‘Zvërneci’, Rama sjell rastin portugez: Fia Formosa, revolucioni portugez i turizmit
- 13:49 Protestë edhe në Zvërnec, qytetarët me pankarta dhe thirrje
- 13:45 Thirrje për ndihmë/ Familja e policit të rënë në krye të detyrës Enea Mekolli hapin GoFundMe
- 13:23 E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale (EMRI)