FNSH blindon Vlorën, kontrolle në zonën e Skelës

16 Mars 2024 | 20:17

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer mbrëmjen e kësaj të shtune kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune. Në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinjë.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim të sendeve të kundraligjshme por dhe për lëndë narkotike. Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentat e identifikimit  Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026