“Pse u vra Bejtja”- Karamuço: Si ngjarja na çon tek atentati me snajper në Vlorë

16 Mars 2024 | 20:34

Temë e emisionit Review në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte vrasja e bujshme e Gentjan Bejtjas, i cili u ekzekutua pasditen e të premtes brenda banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

I ftuar në studio, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, tha se Bejtja ka qenë bashkëpunëtor i bandave të Fushë Krujës në disa krime të kryera.

Ai theksoi se vrasja mund të jetë bërë nga vetë pjesëtarët e tjerë të bandës, pas çarjes së tyre, për të eliminuar dëshmitarët që mund të bëhen potencialisht të penduar të drejtësisë.

Karamuço tha se vrasja na çon tek ekzekutimi me snajper në Vlorë i Gëzim Sinomatit, pasi në të dyja atentatet u ul automati i energjisë elektrike dhe u fikën dritata.

“Kjo ngjarje mund të na çojë te vrasja me snajper në Vlorë, pasi ka patur fikje të dritave, ulje të automatit të energjisë elektrike. Nuk po them i njëjti grup, por e njëjta metodë. Mund të jetë një person në grup që ka marrë pjesë në planet dhe realizimet.

Ju e dini që grupet në Fushë Krujë bëjnë goditje që nga Shkodra deri në Sarandë, janë të lidhura me të gjitha grupet në të gjithë vendin, janë trans-kombëtare. Janë grupe që shkojnë në çdo cep të vendit dhe pauhen mirë. Bëjnë planin kryejnë goditjen dhe kthehen aty në strofullën e tyre ku ndihen të sigurtë.

Në rastin konkret viktima ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale dhe ka shumë informacion të mbledhura, duke filluar nga ngjarja e kryekomisarit Dritan Lamaj, me vrasjen e Santos, zhdukjen e vrasësit të dyshuar të Santos, Stafukës, ose të grupit. Ai grup është i çarë më dysh tani. I kanë ndarë interesat dhe informacionet. Edhe midis bandave ka hyrë frika e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe për të mos ndjerë asnjë rrezik ata kanë filluar t’i heqin një nga një ata që kanë informacione”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026