“Si u nda grupi i Niklës në dysh”-Laci: Gentian Bejtja nuk vajti në varrimin e Çalit
Gazetari Dritan Laci është shprehur se grupi i Niklës që kishin vepruar sëbashku për disa vite me radhë u nda në dysh.
Komentet Laci i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se ndarja e grupit u kuptua kur Gentjan Bejtja (viktima e atentatit të djeshëm) nuk shkoi në varrimin e Iljaz Çalit (i cili ishte aksioner në minierën e Bulqizës), pasi aty ishin Bamët.
Ai tha gjithashtu se Policia nuk duhet të nxitonte për ta lidhur vrasjen e Gentjan Bejtjas me mikun e Ervis Martinajt, Eljon Haton, makina e të cilit u gjet ditën e djeshme në Sauk, rreth një orë pas ngjarjes.
“Nxitimi i Policisë për t’i vënë një emër ngjarjes dhe për të thënë që autor është miku i Ervis Martinajt, Eljon Hato, është një veprim i nxituar. Unë nuk e di si lidhen Hato me Bejtjan, por di që Bejtja është një person që ishte në epiqendër të shumë personave të tjerë.
Kur është vrarë Iljaz Çali, njëri që kishte minierën e Bulqizës para disa kohësh, aty u kuptua se grupi i Niklës ishte çarë në dysh. Pra sepse Gentjan Bejtja nuk vajti në varrimin e mikut të tij sepse aty ishin Bamët. Pra ai grup që kishin vepruar sëbashku që nga 2013, tani nuk ishin më bashkë.
Por Çali pavarësisht se kishte aksione në minierën e Bulqizës, del edhe në një ngjarje tjetër që është grabitja në Rinas, ka qenë i dyshuar, ka bërë kontrolle Policia në banesën e tij. Pra është shumë e vështirë për të gjetur kush është grupi që ka investuar për vrasjen e Bejtjas. Prandaj Policia nuk duhet të nxitonte të dilte në përfundim për këtë ngjarje”, tha Laci.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh