“Në kurthe me femra”- Laci: Si po eliminohet grupi i Niklës, grupi i qitësve i ndjek

16 Mars 2024 | 21:17

Gazetari Dritan Laci është shprehur se po tentohet të eleminohen anëtarët e grupit të Niklës, gjë që sipas tij, do të çonte në pamundësi për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri, duke nisur nga vrasja e bankierit Artan Santo te zhdukja e Enver Stafukës dhe vrasja e Bardhok Pllanajt.

Komentet Laci i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se një grup qitësish po i ndjek këmba këmbës anëtarët e grupit të Niklës për t’i vrarë, madje sipas tij, njërit prej tyre i kanë bërë edhe 2 atentate.

Ai shtoi gjithashtu se mes metodave për të arritur te anëtarët e këtij grupi kriminal, janë edhe ato të kurtheve të ndryshme përmes femrave, etj.

“Nga eleminimi i bandës së Niklës, ne do të jemi në pamundësi për të zbardhur ngjarjet e rënda në disa vende në Shqipëri. Njërit përshembull i kanë bërë dy atentate të rënda. Shpresojmë të mos i bëjnë edhe një të tretë që të mos jetë ai viktima e radhës. Mesa duket është një grup që po i ndjek, një grup qitësish që po i ndjek këmba këmbës për t’i hequr qafe.

Po përdor të gjitha mënyrat, duke i futur femra apo duke i futur në kurthe e me radhë. Ka ngjarje shumë të rënda duke filluar nga Santo, nga Enver Stafuka, nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, nga vrasja e Bardhok Pllanajt, e me radhë, të cilat nëse ky grup shkon drejt eleminimit të plotë, këto ngjarje nuk do të zbardhen më kurrë.

Shteti nuk është interesuar fare që hajde ta gjejmë këtë Gentjan Bejtjan se ndoshta e bëjmë të penduar, i shpëtojmë jetën. Ai aty ka qenë, në një qytet në veri të vendit”, tha Laci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026