Neurokirurgu: Pse meshkujt vuajnë më shumë nga disa sëmundje neurologjike

18 Mars 2024 | 08:29

Artur Xhumari, shefi i shërbimit të Neokirurgjisë ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews, për të folur për sëmundjet neurologjike.

Xhumari tha se meshkujt vuajnë nga disa sëmundje neurologjike, siç është Stroku, më shumë se femrat, për shkak të mbrojtjes që ato kanë.

Ai shtoi gjithashtu se e bërtitura ndonjëherë është çlirimi i një emocioni negativ, që e nxjerr jashtë dhe çlirohesh.

“Ka sëmundje të vërteta që është Stroku, se ai është kryesori. Ai ndodh më shpesh te meshkujt sesa te femrat, për shkak të mbrojtjes që i ofrojnë hormonet femërore. Migrena është më e shpeshtë te femrat. Ajo që diskutohet në këtë mes, pse bëhen këto studimet, por kështu është nuk ka ndonjë diskutim.

Nuk është të gjesh faktorë që ti nuk i modifikon dot. Mosha, gjinia. E bërtitura është çlirimi i një emocioni negativ që ti e nxjerr jashtë dhe i bën mirë shëndetit tënd. Ke dy mënyra për të nxjerrë inatin, njëra është bërtit me kë ke përballë, tjetra është shko te psikologu, paguaj ca seanca dhe shprehu atje. Nëse të bie rasti që ta kesh psikologun në shtëpi është më mirë”, tha Xhumari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024