Seksologu: Kam pacientë mbi 45-vjeçarë të virgjër në Kosovë, ja arsyeja
Seksologu Hajrullah Fejza është shprehur se në Kosovë ka pacientë 45-vjeçar që janë ende të virgjër.
Komentet Fejza i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se këto raste janë kryesisht për shkak të problemeve që këta persona kanë patur me orientimin e tyre seksual.
Ai tha se ata shkojnë në klinikë dhe shprehen për problemet e tyre, edhe për faktin e brengës që kanë se do të largohen nga kjo botë pa kryer njëherë marrëdhënie seksuale me dikë.
“40 vjeçarë të virgjër ka. Ka raste që kanë ardhur në ordinancë dhe kanë kërkuar këshilla. Te ne rastet që kanë ardhur këtu janë raste që kanë pasur probleme me orientimin e tyre seksual dhe për pasojë nuk kanë mundur të përmbushen me tërheqjen seksuale që kanë dhe kanë abstenuar prej seksit.
Kanë orientim ndryshe seksual, orientim në të cilin nuk kanë mundur ta gjejnë veten, ose të dalin hapur. Ka raste 45-vjeç që nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, nuk e shpreh këtë shqetësim as me shoqërinë, me asnjë, vetëm këtu. Vijnë këtu sepse kanë gjetur vendin dhe personin që e kupton. E dyta është ajo brenga që po shkoj me merak pa bërë marrëdhënie seksuale me dikë”, tha Fejza.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West