Piastri nuk ka iluzione, titulli në F1 është diçka shumë e vështirë

18 Mars 2024 | 13:49

Oscar Piastri e pranon se nuk e mendon një karrierë të suksesshme në Formula 1 pavarësisht viteve positive në rininë e hershme. Piastri fitoi tituj rradhazi në Formula Renault, Formula 3, dhe Formula 2. Si debutues ai fitoi garën e Sprintit në Formula 1 duke u nisur në pole position.

Gjithashtu u ngjit dy herë në podium përfshi Cmimin e Madh të Japonisë. E megjithatë ai nuk është i kënaqur dhe nuk i konsideron këto si suksese. Ka shumë për të mësuar dhe mgjs ka shenja progresi në vitin 2024, përsëri shfaqet momente ku mungesa e eksperiencës vihet re.

Që Piastri të marrë rezultatet e duhura, makina duhet të jetë në gjëndje optimale. Prej startit të botërorit në vitin 1950, 776 pilotë kanë zbritur në pistë. 113 prej tyre kanë fituar të paktën një garë por vetëm 34 janë shpallur kampionë të Botës.

Mbërritja në F1 është një ëndërr por shanset që një pilot të mos shpallet kampion janë pothuajse 95%. Në këto kushte Piastri po përpiqet të përmirësohet aty ku mundet. Për të qënë gati në momentin e duhur për luftën për titull.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024