Aksidenti me 4 viktima/ Ekspertë nga Tirana për shkaqet e përplasjes fatale
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e së dielës në rrugën kombëtare Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur bypassi i Tepelenës.
Rreth orës 19:00 tre automjete u përfshirë në një aksident si shkak i të cilit u regjistruan katër viktima dhe dy të lënduar në gjendje të rëndë.
Fillimisht makina tip Mercedez me targa AA414JB u përplas me makinën Tojota Jaris me targa AA314JG dhe me pas tij automjeti BMW AB212JL. Gjatë aksidentit humbën jetën drejtuesi i Mercedesit Riza Rapaj, 42 vjeç, Lavdosh Bega, 62 vjeç drejtuesi i Tojotës, bashkëshortja e tij Lefteri Bega, rreth 57 vjeçe dhe Afërdita Bega, rreth 85 vjeçe që udhëtonin në të njëjtin mjet.
Dy personat e plagosur u transportuan fillimisht në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës dhe më pas për një ndërhyrje më të specializuar në spitalin e Traumës. Ndër pistat kryesore të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë janë për një parakalim të gabuar ose prania e lagështisë në asfalt.
Gjatë ditës së hënë grupi hetimor ka punuar intensivisht ndërsa është dashur edhe mbërritja e ekspertëve autoteknik nga Tirana për të verifikuar gjendjen teknike të mjeteve të përfshira në aksident çka do të ndihmonte për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat
- 14:39 “Goditet” grupi kriminal italo-shqiptar, arrestohet në Mançester kreu i tij