Perëndimi kritikon zgjedhjet ruse: Procesi u bazua tek censura, represioni dhe dhuna
Vendet e Perëndimit janë bërë bashkë në dënimin e zgjedhjeve presidenciale ruse, duke i cilësuar ato as të lira e as të ndershme.
“Këto zgjedhje nuk ishin të lira e të ndershme. Vëzhguesit e OSBE-së mungonin dhe ato u mbajtën nën një ambient të karakterizuar nga intimidimi”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Gjermania e Olaf Scholz e quajti procesin një “pseudo-zgjedhje”, i mbajtur nën kujdesin e një sundimtari autoritar që mbështetet tek censura, represioni dhe dhuna.
Ndërsa sekretari britanik i Punëve të Jashtme, David Cameron dënoi mbajtjen e zgjedhjeve në territoret e aneksuara të Ukrainës.
Edhe ministrat e Jashtëm të Letonisë dhe Lituanisë kritikuan procesin, duke theksuar se ai nuk ka asgjë të ngjashme me një proces zgjedhor.
Nga Kievi, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se “diktatori rus simuloi një tjetër zgjedhje”.
Ndërkohë, nga Pekini, qeveria kineze ishte e vetmja që uroi Putin për 6 vitet e tjera në krye të Kremlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë