Shqiptari nga Kroacia: Boshnjakët këtu nuk na duan
Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen më 17 prill, beri sot me dije presidenti i Republikës, Zoran Millanoviç. Këto do të jenë zgjedhjet e para në Kroaci në të cilat do të votohet një ditë të mërkure dhe jo fundjave.
Millanoviç e shpalli datën e zgjedhjeve parlamentare pasi dje u shpërnda perbërja e dhjetë e Saborit kroat. Presidenti kroat përmendi edhe vendim për shpallje të zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin evropian nga Republika e Kroacisë, ndërsa votimi do të mbahet të dielën më 9 qershor 2024
Kryetari i Unionit shqiptar në Kroaci Esad Çollaku komentoi krizën politike në një intervistë për Euroneës Albania.
Ai theksoi se dhe pse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre në Kroaci, nuk janë të vlerësuar, e madje boshnjakët bëjnë ç’është e mundur që shqiptarët të mos përfaqësohen në Kuvend.
“Për shqiptarët janë ditët e errëta të kaluara. Dhe pse kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kroacisë, kemi dhënë 87 dëshmorë. Janë 3 mijë shqiptarë që kanë marrë pjesë vullnetarisht në mbrojtjen e shtetit kroat. Vetë biznesi shqiptarë ka derdhur qindra miliona euro në shtetin kroat. Kjo gjë nuk u çmua. Për katër mandate na ka udhëhequr boshnjaku në Kuvendin e Kroacisë. Mediat nuk janë marrë fare me çështjen e shqiptarëve. Boshnjakët duan të na luftojnë në Kuvend. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që te kemi sa më pak kandidat për deputet”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vula e PD/ Gjykata e Lartë e dërgon për rigjykim në Apel çështjen
- Muzeu etnografik në Gjirokastër/ Përcjell vlerat e folkut dhe traditës së qytetit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset