“Kos dhe rosë të egër hëngra për syfyr”, nutricionistja-besimtarit: Nuk mjafton…

19 Mars 2024 | 08:01

Teologu Neki Kaloshi dhe nutricionistja Tea Brame ishin mëngjesin e kësaj të martë në “Good Morning Albanians” për të folur rreth agjërimit dhe përfitimet që ai sjell.

Duke qenë se jemi në muajin e Ramazanit ku shumë besimtarë myslimanë agjërojnë, nutricionaistja dha edhe disa këshilla se si të konsumojmë vaktet e syfyrit dhe iftarit në mënyrë të shëndetshme, në mënyrë që të kemi energji të mjaftueshme gjatë ditës. Ajo tha se syfyri duhet të ketë më shumë kalori se iftari.

“Në të kundërt me bollëkun që përmendi zonja, sot kam konsumuar pak kos dhe pak mish rose të egër. Gjithashtu kam konsumuar edhe pak ujë. Këto kam konsumuar sot për syfyr deri ën 04:10”,-tha besimtari Neki Kaloshi, por kjo mënyrë e të ushqyerit sipas nutricionistes nuk është e mjaftueshme pasi mund të sjellë disa paoja.

“Ka një problem nuk është i mjaftueshëm. E para trupi i njeriut mund të mos ndiej uri por ne duhet të përgatisim trupin tonë pas Ramazanit. Nëse ne konsumojmë pak ushqim në këtë moment, në momentin që përfundon Ramazani ne do të marrim automatikisht shumë peshë. Kjo për arsye se trupi jonë ul metabolizmin me kaq pak rezerva sa ne i japim.

Në momentin që konsumojmë shumë pak ushqim, ne e sforcojmë trupin që të kalojnë në gjendje ketoze. Në trupa që janë shumë mbipeshë mund të ndodh që trupi të djegë qeliza dhjamore por edhe proteinën që përmban. Ajo që ne nuk dimë , është se te vakti i iftarit suke mos e ditur se sa proteinë kemi djegur nuk mund ta zëvendësojmë. Kështu në fund të agjërimit ne mund të jemi në dificenca me vlerat e tjera trupore”,-tha nutricionistja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024