Kërkoi të marrë pjesë në Kuvend, shtyhet seanca për Berishën në Apelin e GJKKO

19 Mars 2024 | 10:18

Ditën e sotme në Apelin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte planifikuar të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Por seanca gjyqësore e ditës së sotme u shty dhe për këtë shkak është bërë mosparaqitja e prokurorëve të SPAK.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 25 mars, ndërkohë që avokati i Berishës tha se prokurorët munguan për arsye profesionale, pasi kanë qenë të ngarkuar me detyra të tjera.

Kjo kërkesë Berishës iu rrëzua në Gjykatën e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026