Vula e PD në Gjykatën e Apelit, caktohen 3 gjyqtarët që do ta shqyrtojnë
Gjykata e Lartë vendosi një ditë më parë prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit të 3 Marsit 2023 lidhur me çështjen e vulës së PD dhe dërgimin e kësaj çështje për rigjykim në apel me një tjetër trup gjykuese.
Ditën e sotme është hedhur shorti për gjyqtarët e rinj që do shqyrtojnë çështjen e vulës së PD dhe janë zgjedhur Alma Ahmeti, relatore, Iliba Bizati dhe Elona Tora, gjyqtare.
Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.
Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerësoi se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese në këtë gjykim, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit përmban shkaqe të cilat, e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Tre muaj me parë Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, me argumentin se “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj”.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet