Shorti në Apel për vulën e PD, reagon Pampuri: Të trajtohet me prioritet nga Gjykata
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së duke kërkuar që ta trajtojnë çështjen me prioritet dhe me profesionalizëm.
Pampuri shpreh se koha kur për interesat personale kërkohet të mbahen peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
“Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët. Koha kur për interesat personale kërkohet të mbahen peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Dhënia fund e diskutimit të statusit të saj do ta çlirojë PD nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, dhe do ti japë mundësi të jetë alternativa e duhur për njerëzit”, shprehet Pampuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)