Tatimet raportojnë rritje të të ardhurave

19 Mars 2024 | 19:16

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Tatimet njoftojnë se kanë shënuar rritje të të ardhurave.

Në njoftim thuhet  se të ardhurat për muajin shkurt 2024 janë realizuar në masën 24% ose 5.65 miliard lekë më shumë se Shkurt 2023.

“Të ardhurat për muajin shkurt 2024 janë realizuar në masën 24% ose 5.65 miliard lekë më shumë se Shkurt 2023”.

Vijon rritja rekord e të gjitha llojeve të të ardhurave edhe për vitin 2024, duke shënuar konsolidim të sistemit në realizimin e treguesve të tij dhe rezultate rekord në mbledhjen e të ardhurave gjatë 2 viteve të fundit.

Vlen të theksohet që rekordi në mbledhjen e të ardhurave gjatë 2 mujorit të parë të vitit 2024 është realizuar pavarësisht se kontrollet në terren janë ulur në nivel historik.

“Konkretisht, të ardhurat për muajin shkurt 2024 janë realizuar 24% ose 5.65 miliard lekë më shumë se Shkurt 2023. Krahasuar me Shkurt 2022 kemi rritje me 7.85 miliard lekë ose 37% më shumë. Ndërsa krahasuar me Shkurt 2021, kemi rritje me 9 miliard lekë ose 45% më shumë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në mediat sociale.

Administrata Tatimore sqaron se falë rezultatit të një pune të jashtëzakonshme, për 2 mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat u realizuan 21% ose 11.4 miliard më shumë se 2 mujori i vitit 2023.

“Krahasuar me 2 mujorin e vitit 2022, kemi rritje me 17 miliard lekë ose 35% më shumë. Ndërsa, krahasuar me 2 mujorin e vitit 2021, kemi rritje me 22.7 miliard lekë ose 52% më shumë”, njofton DPT në rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026