Dash Sula: Marrëveshja? Fituam vetëm që na njohën!

19 Mars 2024 | 20:18

Pas 5 muajve, komisionet parlamentare u zhvilluan të hënën fizikisht me praninë edhe të deputetëve të rithemelimit duke i dhënë fund bojkotit. Prania e njërës palë bëri që të mungojë pala tjetër. Deputetët që janë krah Lulzim Bashës munguan.

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha në një intervistë për Euronews Albania se Rithemelimi me këtë marrëveshje fitoi legjitimitetin si opozita reale me të cilën po negocion mazhoranca.

Sula u shpreh se aksioni opozitar në Parlament ishte i drejtë pasi u cenua e drejta kushtetues, por pranoi se ky aksion nuk i dha ndonjë gjë opozitës.

Sipas tij vendimi i gjykatës së shkallës së parë e njohu Rithemelimi dhe rrëzoi Lulzim Bashën me gjithë të tjerët.

“Shkoi në Apel, shkoi në Gjykatë të Lartë e shfuqizoi vendimin e Apelit, ka ngelur në fuqi vendimi i shkallës së parë. Aksionin opozitar e nisëm me të drejtë se u cenua e drejta kushtetuese. Nëse do vazhdonim, për Shqipërinë nuk është mirë, por prapë nuk jam i kënaqur se nuk na dha ndonjë gjë, po të isha unë, do thosha më mirë s’i marr 8 komisione, por ligji për komisionet hetimore s’duhej prekur”, tha Sula.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026